27,07,2024

Jakup Krasniqi i kundërpërgjigjet Ramiz Lladrovcit me vargje poetike

Must Read

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me vargje poetike, ku mes tjerash ka shkruar “U ngut një bandill, në fakt qe një debill, që deshi të bëhet mbret, s’diti tjetër pos të pellet”.
Krasniqi me postimin e poezisë në Facebook, nuk shkruan se i kundërvihet Lladrovcit, por nga përmbajtja e poezisë, nënkuptohet se është një përgjigje e tij.
Ndryshe, Lladrovci përmes një shkrimi publik, sot i ka kërkuar Krasniqit që të mos merret me emrat e mëdhenj, por ta le politikën e “t’i kthehet kosës”.
“Jakup, pas ecjeve politike, prapë u ktheve në strehën e patriotizmit. Si duket e ke lanë kosën. Ma kollaj të vije me marrë njerëz nëpër gojë se me kositë”, kishte shkruar Lladrovci.
Më poshtë poezia e Jakup Krasniqit:
EPITAF
U ngut një bandill
Në fakt qe një debill
Që deshi të bëhet mbret
S’diti tjetër pos të pëllet
Shkeli mbi çdo vlerë
Në dimër e në verë
Tek bëri karrierë thuaja
Stolisur me pupla të huaja
Lapidarin aq fort e desh
Por me injorancë u mvesh!
Sa keq për kombin kjo godet Medet!
Medet! Medet!./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img