04,12,2024

Ja si u hakmorrën dhe shpifën ekstremistët grekë ndaj ministres Kodheli

Must Read
c_xl

Gazeta greke “makeleio.gr”, shkruan se 25 vite më parë Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në lokalet e natës në Athinë dhe se më pas iku në Amerikë për të përfunduar studimet.

“Prandaj duhet të mbaj mend çfarë ka bërë përpara se të bëhej politikane dhe se ushtria nuk bëhet kur ke shkuar me shumë meshkuj. Dhe duhet të mbajë mend se nuk ka qenë Turqia që ka ndihmuar Shqipërinë por Greqia.

Sot kërcimtarja shqiptare në lokalet e natës në Athinë, është bërë Ministre e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera makeleio.gr ndërsa monton edhe këtë foto të turpshme.

PËRPLASJA: Kammenos, deklaroi pranë pikës kufitare mes dy vendeve se Greqia do të përgjigjet ndaj çdo deklarate provokative, ndërsa sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen çame.

Kodheli i kujtoi Kammenosit arsyen për të cilën u krijua NATO, organizata ushtarake ku të dyja vendet tona bëjnë pjesë. Kodheli u shpreh se e ka të vështirë të kuptojë pse Kammenso përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës, ndërsa theksoi se koha e satrapëve ka ikur.

“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”, tha Kodheli.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img