18,10,2024

Ja sa vepra penale ndodhën për një javë në Suharekë

Must Read

Komuna e Suharekës ka mbajtur takimi të rregullt të sigurisë lokale.

Zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj pasi ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunë, më pas ka bërë të ditur që qytetarët  duhet të kenë me vete librin e aksidenteve gjatë vozitjës, në të kundërtën ata do të dënohen me gjobë në të holla.

Ndërsa për ngjarjet tjera që kanë ndodhur në Komunë, për punët dhe angazhimet e Komunës ka fol kryesuesi i këtij takimi, Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës.

Kuçi ka bërë të ditur për takimin që ka pas në Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj për marrëveshjën me MAPL-në, ku komuna ka përfituar 110 mijë euro për  rivitalizimin e ujesjellesit në fshatin Greikoc, pastaj për vazhdimin e mbështetjës nga ADA për  sektorin e Bujqësisë ku sipas një Kontrate ata do të ndihmohen me 500 mijë euro  nga ADA dhe 115 mijë tjera nga Komuna gjatë tri viteve në vazhdim.

Në këtë takim u tha edhe për aktivitetet e  drejtorisë së bujqësisë e cila do të ndaj 80 mijë euro për serra, 45 mijë të tjera për fidane të mjedres dhe të dredhëzës si dhe 50 mijë për renovimin e stallave. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img