24,04,2024

Ja sa kushton një natë orgji në Tiranë…

Must Read

group-696x519

Të tjera detaje u zbuluan pas arrestimit të 13 personave të akuzuar si pjesëtarë të një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit “elitë”.

Klientët paguanin deri në 500 euro, për një natë orgji me të arrestuarat Ambra Isaku, Silvana Nexhipi dhe Xheje Dunga.

Nga të dhënat e deritanishme, ata shfrytëzoheshin nga Silvana Nexhipi, e cila në bashkëpunim me dy të arrestuarit e tjerë, Franko Ali Dervishi dhe Eglantin Kapo, dërgonin vajzat që prostituonin në Tiranë dhe Elbasan.

Mësohet se dy të arrestuarit shërbenin me automjete si Eskortë për vajzat e ndaluara.

Arrestimi i tyre u bë në Tiranë, në një nga hotelet në zonën e Saukut kur Ambra Isaku dhe Xheje Dunga, ishin në shoqërinë e dy shtetasve turq, të cilët dhe ata u arrestuan.

Gjatë operacionit “Eskorta”, policia arrestoi dhe 4 persona të tjerë, të cilëve iu sekuestroi 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 16 doza heroinë, 10 telefona celularë dhe 3 automjete.

Orgji me dy prostituta: Arrestohen turqit në Tiranë

Policia e Tiranës bëri të ditur se ka arrestuar disa persona me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së drogës.

Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas turq, të cilët po kryenin marrëdhënie seksuale njëkohësisht me dy femra shqiptare në një hotel në Rrugën e Elbasanit.

Të arrestuarit janë Silvana Nexhipi, Ambra Isaku, Xheje Dunga, Franko Dervishi, Eglantin Kapo, E.Y., E.B., dhe turqit Selcuk Kaya e Mehmet Ozgonuglu.

Të arrestuarit shfrytëzonin për prostitucion kryesisht gratë e divorcuara.

Edhe në rastin në fjalë, shtetasit turq po bënin seks me dy gra të divorcuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img