06,07,2025

Ja oferta e BDI-së drejtuar VMRO-së

Must Read

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se,në mbledhje po bisedohet 5 opsionet e BDI-së dhe se akoman nuk ka një epilog përfundimtar. Ai tha se, në pjesën e parë të mbledhjes është janë diskutuar parimet, ndërsa në pjesën dytë të mbledhjes e cila do të zgjatë deri në orët e vona të natër do të flitet për kushtet apo platformën shqiptare.

Agjencia e lajmeve INA mëson se në mbledhjen ku po marrin pjesë deputetët e rinj të BDI-së si dhe kryesia e partisë është duke u hartuar një ofertë e cila do ti dorëzohet liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski.

Oferta përfshinë, gjuhën shqipe, vazhdimin e mandatit të prokurorisë speciale, njërin nga postet kryesore të kreut shtetëror, si dhe pozita e kryeministrit ti takoj Nikolla Popovskit dhe jo Nikolla Gruevskit.  Ndryshe VMRO ka deklaruar se nuk do të ketë qeveri nëse insistohet në vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale. /INA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img