![](http://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/01/droge-300x212.png)
Forcat e Policisë u koordinuan në një operacion të gjerë në rrugën që lidh Fushë-Krujën me Vorën, duke arrestuar personat e përfshirë në këtë rrjet.
Një sasi prej 425 kg hashash u sekuestrua nga forcat e Antidrogës, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjet edhe arsenal armësh, 12 automatikë e pushkë. Biznesmenët e arrestuar nga policia janë Shkëlqim Miri dhe Bledar Çoraj, ortakë të kompanisë “Rinia ’96”, që ushtron aktivitetin në fushën e grumbullimit dhe asgjësimit të plehrave.
Ndërsa policia tha dje se bashkë me ta u arrestuan edhe Egli Selaci, 28 vjeç, Amarildo Mulleti, 30 vjeç, Durim Demiri, 24 vjeç dhe Hysni Demiri, 59 vjeç.
Në operacion morën pjesë oficerë të drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve nën koordinimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës, si dhe me mbështetjen e Policisë së Durrësit.
Fillimisht është arritur të sekuestrohet 170 kg hashash dhe janë arrestuar Bledar Coraj dhe Egli Selaci. Më pas, pjesa tjetër është gjetur gjatë kontrollit të banesave të 4 personave të tjerë që u arrestuan gjatë këtij operacioni.