03,12,2024

Ja kur do të paguhen personat e angazhuar për zgjedhjet e 22 tetorit

Must Read

Mbi 20 mijë persona kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 22 tetorit, përfshirë komisionerët e stafin teknik.  Mirëpo atyre ende nuk iu janë kryer pagesat.

Prej javës së ardhshme ata do të marrin pagesat e tyre. Kështu tregon zëdhënësi për informim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, raporton Ekonomia Online.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka konfirmuar se janë në finalizim të  listave të komisionerëve dhe stafit tjetër teknik të raundit të parë të zgjedhjeve të 22 tetorit.Më pas këto lista do të dërgohen në Ministrinë e Financave (MF), prej nga edhe do të bëhet transferimi i mjeteve për këto kategori.“Nga java e ardhshme do të filloj pagesa për komisionerë dhe stafin tjetër. Janë më shumë se 20 mijë persona që do të marrin pagesa sipas vendimit të KQZ-së, në angazhimin e tyre të këtyre zgjedhjeve”, sqaroi Elezi.

Ai ka treguar se në këtë fazë,  KQZ është në përgatitje për balotazhin që do të mbahet më 19 nëntor.  Prej 38 komunave në balotazh, kanë shkuar 19 prej tyre, që i bie gjysma e komunave do të përsëritin zgjedhjet komunale.Elezi tha se nëse  llogaritet me përqindje 70 për qind e qendrave të votimit do të jenë aktive më 19 nëntor.Pra, 614 qendra do të jenë të hapura për këtë raund të zgjedhjeve. Ndërsa të drejtë vote kanë 1 milion e 353  mijë e 613 qytetarë.Ndryshe, në komunën me shumicë serbe në Partesh, me 19 nëntor do të ketë rivotim vetëm për kryetar të Komunës. Kështu tregon zëdhënësi i KQZ-së.“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në proces të zgjedhjeve, që do të mbahet në 19 komuna të Republikës së Kosovës më datën 19 nëntor.

Në këtë datë do të kemi edhe rivotimin në komunën e Parteshit i cili do të bëhet vetëm për kryetar të komunës”, u shpreh Elezi.Në zgjedhjet e 19 nëntorit, do të jenë të hapura 614 qendra të votimit, nga 899 sa kanë qenë në raundin e parë.“Do të jenë 614  qendra të cilat do të jenë të hapura më 19 nëntor në këto 19 komuna nga 899 që kanë qenë në raundin e parë. Njëjtë është edhe me numrin e votuesve. Nga 1 milion e 890 mijë e 952 sa kishte lista e votuesve e raundit të parë, më 19 nëntor kanë të drejtë vote 1 milion e 353 mijë e 613 qytetarë.

Nëse e shohim më përqindje shohim se 70 përqind e qendrave të votimit do të jenë aktive atë ditë”, tha zëdhënësi i KQZ-së.Ndërsa, sa i përket shpalljes së rezultateve Elezi tha se KQZ është treguar më efikase se në zgjedhjet e viti 2013, ku rezultatet e shpallën 29 ditë pas zgjedhjeve, kurse për zgjedhjet e 22 tetorit këtij institucioni i janë dashur vetëm 17 ditë për të bërë të ditur fituesit, raporton EO.“KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kuvende komunale, pra për 38 kuvende komunale të Republikës së Kosovës. Shpallja vjen 17 ditë prej ditës së zgjedhjeve dhe nëse e krahasojmë me vitin 2013  atëherë janë shpallur 29 ditë prej ditës së zgjedhjeve.

Dihet se ka qenë një numër i madh i kandidatëve për asamble komunale diku rreth 6890 kandidatë të çertifikuar për asamble. Dihet që në përgjithësi numri i ulëseve të kuvendeve komunale është 1002 ulëse”.Elezi ka treguar se do të shqyrtojnë ankesat e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).“…ne si komision do të shqyrtojmë ankesat e PZAP-it dhe kuptohet që kandidatët e partitë politike mund paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme, në rast të refuzimit të ankesës së tyre nga ana PZAP-it. Ne do të presim vendimarrjen e këtyre institucioneve drejtë certifikimit të zgjedhjeve komunale”.

Më 19 nëntor organizohet raundi i dytë i votimit për kryetarët e rinjë të komunave. LDK garon në balotazh në 10 komuna, PDK në 9, Vetëvendosje në 6 komuna, AAK në 5 komuna, kurse AKR, Nisma për Kosovën e Alternativa nga 1 komunë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img