23,08,2025

Ja kujt mund t’i dedikohen paratë që po mblidhen për Shaqirin, Xhakën dhe Lichtsteiner

Must Read

Por, për pagesën e këtij dënimi tre yjet e Zvicrës dhe federata e futbollit të këtij vendi po ndihmohen edhe nga shqiptarët.
Disa shqiptarë në Amerikë kanë hapur një kampanjë online për mbledhjen e shumës së nevojshme për të paguar gjobën e vendosur nga FIFA.
Në kampanjën e hapur në GoFoundMe deri më tani janë mbledhur më shumë se gjashtë mijë dollarë, në më pak se dy orë.

Nëse Federata e Futbollit të Zvicrës i refuzon këto mjete për pagesën e gjobës së vendosur nga FIFA, ato do të dedikohen në shkollat e futbollit në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar trajneri Ismet Munishi në emisionin sportiv ‘Dueli Botëror’, i cili edhe është kontaktuar nga këta djem.
“Disa miq në Amerikë kanë hapur fondacion dhe po mbledhin para për t’iu paguar kartonin. Është GoFoundMe. Me pyetën se a bën dhe ju thash po, dhe nëse këto para nuk i pranon Federata e Zvicrës e cila ka para për t’i paguar, këto mjete do të shkojnë për shkollat e futbollit në Kosovë”, ka deklaruar Ismet Munishi.
“Do të shkojnë për shkolla të futbollit që do t’iu blihen pajisje, topa dhe ndresa”, ka shtuar ai./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ferizajasi, kreu disa vjedhje nëpër banesa

I dyshuari me inicialet B.T. është arrestuar të premten, pasi gjatë periudhës 1 korrik deri më 19 gusht ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img