04,12,2024

Izetbegoviq: Qëllimi i Dodikut është që në vitin 2018 ta ndajë Republikën Serbe

Must Read
Bakir Izetbegoviq

Këtë e thotë anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe lideri i Partisë Aksioni Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq.

Në një intervistë për një portal të Sarajevës, Klix.ba, Izetbegoviq, pyetjes nëse do të binte dakord për ndryshim të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i është përgjigjur negativisht.

“Jo vetëm që unë nuk jam dakord, por as partia nuk do ta lejojë atë. Gjykata Kushtetuese është pjesë jetike dhe e pandashme e marrëveshjes së përgjithshme të Dejtonit, shtyllë qendrore e sistemit juridik të vendit. Gjykata Kushtetuese siguron mbrojtjen e sovranitetit dhe integrimit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe është mekanizmi i vetëm për heqjen e bllokimeve nga sistemi vendim – marrës dhe zgjedhjen e mosmarrëveshjeve kushtetuese dhe ligjore brenda Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Izetbegoviq, transmeton lajmi.net.

Ai argumenton se “Milorad Dodik është përpjekur të sulmoj Gjykatën Kushtetuese menjëherë pas referendumit antikushtetues”.

“Cili është qëllimi për të testuar reagimin dhe heqjen e pengesave për zbatimin e Deklaratës për RS të pavarur, të miratuar nga SNSD-ja dhe parlamenti në prill të 2015, e cila thotë se në viti 2018 do të shpallet një referendum për të shkëputur nga njësia ekonomike e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky është një opsion që do ai, nuk mund të jetë dhe nuk duhet të shkojë”, tha Izetbegoviq.

Dodik pretendon se Izetbegoviq ka humbur mbështetjen e kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti i SDA tha se marrëdhëniet e tij me Erdogan, “nuk kanë qenë kurrë më të mirë ose më të forta.”

Ndër tjera ai shtoi se “politika e SDA krijoi shtysë në integrimet euro-atlantik”, dhe fuqia e kësaj partie është “pengesë e besueshme për të gjithë ata që janë duke punuar në ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës”, duke pretenduar se “destabilizimin e partive më të forta pro-boshnjake thotë destabilizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.” /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img