27,11,2024

Ivanov konsultimet për formimin e qeverisë i nisë me Kasamin e “Besës”

Must Read

Me takimin e parë në orën 12:00 me kryetarin e lëvizjes “BESA” Bilal Kasami, presidenti Gjorge Ivanov nisi takimet e paralajmëruara të martën, në të cilat do të takojë ndaras krerët e partive politike.

Pas takimit me Kasamin, në orën 13:00 ka vijuar takimi me përfaqësuesit e “Aleancës për shqiptarët”, në orën 14:30 do të takojë liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në orën 16:00 liderin e LSDM-së, Zoran Zaev në orën 17:30, liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, raporton Anadolu Agency.

Konsultimet e presidentit Ivanov me partitë parlamentare vijojnë pas takimeve që realizoi kreu i shtetit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski të martën dhe më herët dhe euroambasadorin Samuell Zhbogar.

Ndryshe, siç njoftoi presidenca, gjatë takimit me kryetarin e Kushtetueses, numri një i shtetit ka theksuar se deri më tani ka vepruar vetëm në kuadër të të drejtave, detyrimeve dhe kompetencave të tij, duke respektuar Kushtetutën e Maqedonisë.

Ivanov nënvizoi se lidhur me situatën e tanishme do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Afati i paraparë ligjor për formimin e qeverisë skadoi më 29 janar, pasi paraprakisht Ivanov ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, respektivisht partisë e cila në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit fitoi më shumë deputetë.

Lideri i opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp deklaroi se pret që presidenti i vendit t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re, pasi që VMRO-DPMNE e cila ishte parti fituese në zgjedhjet e fundit nuk arriti marrëveshje me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), për koalicion në përbërjen e Qeverisë së re.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img