30,12,2025

Italia mbyll kufijtë për shtetasit e Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi

Must Read

Italia i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e Kosovës, Serbisë dhe të Malit të Zi.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, e ka firmosur urdhërin që ndalon hyrjen për shtetasit e vendeve me rrezik nga pandemia Covid-19.

Sipas këtij urdhëri edhe ata që kanë qenë në këto vende do të ndalohen të kalojnë edhe transit.

“Ne kemi shtuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në listën e shteteve me rrezik. Ata që kanë qenë atje në 14 ditët e fundit e kanë të ndaluar futjen dhe kalimin nëpërmjet Italisë. Në botë, epidemia është në fazën më të rëndë. Kërkohet kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin e bërë deri më tash”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj hap Panairin e Bizneseve Artizanale për promovimin e prodhuesve vendorë

Sot, në Ferizaj ka filluar Panairi i Bizneseve Artizanale, i organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img