26,04,2024

Itali, i mituri shqiptar qëllon me thikë 18 vjeçarin italian

Must Read

thike-605x400

Një 16 vjeçar shqiptar ka lënë të plagosur rëndë një 18 vjeçar italian duke e qëlluar me thikë. Aktualisht, viktima ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, 16 vjeçari shqiptar plagosi rëndë të riun italian pasditen e shkuar në një shëtitore në “Termoli”.

Sipas kësaj agjencie, sherri ka nisur për shkak të një “përshëndetje të gabuar”. Adoleshenti italian e ka përshëndetur shqiptarin, duke e ngatërruar me një të njohur të tij.

Pas kësaj, shqiptari e ka qëlluar me thikë në bark, duke e plagosur rëndë. Tutje, shqiptari është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar më vonë.

Adoleshenti përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe është dërguar për në burg natën e shkuar.

I plagosuri u dërgua në spitalin “San Timoteo” në Termoli, ku iu nështrua një operacioni delikat./KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img