03,07,2025

Ismet Kryeziu: Ja cila parti ia zuri vendin e tretë VV-së!

Must Read

largea_ismet14121761671

 

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit opozitare. Ai ka theksuar se e gjithë kjo fushatë brenda bllokut opozitar dhe anashkalimi i aferave të përditshme nga qeveria, duket të jenë të stimuluara nga arsyeja sepse VV po e humbë primatin për të qenë subjekti i parë opozitar dhe fuqinë e sajë që brenda bllokut opozitar të jetë adresa e vetme e vendimmarrjes, siç ka aspiruar me idenë e Alternativës

Sipas tij, AAK- Nisma janë subjekti i tretë opozitar, derisa VV e katërta.

Shënimi i plotë i Kryeziut:

..pak për debatin opozitar, fuqinë politike dhe pushtetin

Agresiviteti medial dhe denigrues i VV-së për partitë partnere të deri djeshme, tani për koalicionin opozitar AAK dhe NISMA, duket të jetë shumë pak me vlerë për ndryshimin e kursit të keqqeverisjes nga ana e koalicionit të gjerë qeverisës.

E gjithë kjo fushate brenda bllokut opozitar dhe anashkalimi i aferave të përditshme nga qeveria, duket të jenë të stimuluara nga arsyeja sepse VV po e humbë primatin për të qenë subjekti i parë opozitar dhe fuqinë e sajë që brenda bllokut opozitar të jetë adresa e vetme e vendimmarrjes, siç ka aspiruar me idenë e Alternativës.

Përllogaritja e thjeshtë e votave të dy subjekteve, AAK 69.793 ose 9,54%, NISMA 37.680 ose 5,15%, në total bëjnë 107.473 vota ose përqindje 14.69 %, e që e lejnë VV subjektin e katërt me 99.398 vota ose me 13,59%.

AAK-së deri tani i janë kontrabanduar tre deputet, nga subjektet tjera parlamentare, por votat e këtyre deputetëve dhe ndikimi në votat e subjektit politik është vështirë i matshëm tani. Efektet e këtyre deputetëve dhe votave në këtë subjekt politik, por dhe në subjektet ku kanë aderuar këta deputet, mundë të shihen pas procesit zgjedhor.

Kundërthëniet e VV-së me dy subjektet tjera opozitare në favor të efektit për të ndikuar punën e pushtetit dhe për ta mbajtur atë llogaridhënës, do duhej te jenë më të emancipuara politikisht dhe të nisura nga premisa e ndryshimit të pushtetit, e jo nga logjika e të vetmit subjekt si adresë absolute e ndryshimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img