04,05,2024

ISMET KAMENICA: KRYETAR MA DËSHMO BORXHIN!  (DOSJA 2)

Must Read

Pas reagimit të djeshëm të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa në faqen e tij të Facebook-ut, në të cilën kryetari shkruan se “është thellë i bindur se incidenti i Z. Kamenica është pasojë e borxheve ose e raporteve të tija me personat me të cilët është konfilikt”, afaristi nga Ferizaj kërkoi nga kryetari Svarqa që në konferencën e tij të sotme për media të prezentojë faktet për këto deklarime dhe t’i bëjë publike ato.

Ismet Kamenica i dha ultimatum kryetarit të Ferizajt që t’i bëjë sot publike ato fakte, ose do të ballaqohet me një padi, të cilën afaristi do ta ngrisë kundër kryetarit gjatë mesditës së sotme.

Ky afarist poashtu e bën të ditur se deklarimet e tij nuk kanë motive politike, pasiqë thotë se është aktivist shumë vjeçar i LDK-së, ishte anëtar i kryesisë, dhe sponsorizues i fuqishëm i fushatës së kryetarit Svarqa gjatë vitit 2013.

Ismet Kamenica, ndërtues nga Ferizaj, ishte sulmuar dhe rrahur parmbrëmë nga një grup i njerëzve të udhëhequr nga Gani Leskovci, përndryshe dajë i kryetarit Svarqa. Në video intervistën e dhënë TV TEMA pas intervistimit në polici, Kamenica pat drejtuar akuza të rënda kundër kryetarit Muharrem Svarqa, se ai qëndron prapa sulmuesve të parmbrëmshëm , të cilët i kanë kërkuar para për një leje ndërtimore.

Svarqa përgënjeshtron sërish akuzat nga një ndërtimtar dhe paralajmëron padi për shpifje ndaj tij

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img