03,05,2024

Svarqa përgënjeshtron sërish akuzat nga një ndërtimtar dhe paralajmëron padi për shpifje ndaj tij

Must Read

 

Ferizaj.21.08.2017.Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori komunal i urbanizmit Faik Grainca, në një konferencë me gazetarë, përgënjeshtruan sot edhe një herë akuzat e ndërtimtarit Ismet Kamenica, bërë para dy ditësh në adresë të kryetarit në TV Tema. Kamenica kishte deklaruar se gjoja kryetari Svarqa qëndron prapa disa personave, të cilët e paskan rrahur dhe po i kërkojnë para për një leje ndërtimore. Kryetari i Ferizajt paralajmëroi padi për shpifje ndaj tij.

“Unë si kryetar komune, kërkoj që për çështje të tyre, për llogari të hapura eventuale mes tyre, ato llogari të mos bartin dhe s’mund t’ia bartin në asnjë mënyrë komunës, por ata të sqarohen me ndihmën e organeve të drejtësisë, ashtu siç kam thënë edhe në statusin tim në Facebook për kjëtë ngjarje.
Unë e them me përgjegjësi të plotë se qeveria komunale ka punuar me përkushtim maksimal që të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në shërbim të afaristëve, duke krijuar kushte dhe lehtësira për bizneset e tyre.
Çështjet të cilat përmenden në atë intervistë, janë të lidhura me emra të përveçëm, të cilët janë të identifikueshëm dhe të cilët mund t’i sqarojë çdo institucion i pavarur i drejtësisë, gjë që janë edhe të obliguar të merren me këto çështje. Absolutisht në asnjë mënyrë nuk është i involvuar asnjë emër që thirret në emrin tim, sepse çfarëdo marrëdhënie familiare që mund të kem, askush nuk mund të përgjigjet për veprat e kryetarit, por kryetari përgjigjet për veprat e veta, ndërkaq ata përgjigjen për veprat e tyre.
Unë i ftoj organet e drejtësisë dhe prokurorinë që një kohë të gjatë në këto procese janë të involvuar shumë emra dhe që të merren seriozisht me këtë çështje.Për çështje të dhënies së lejeve dhe të procedurave, në emër të kujt janë dhe kush janë parashtruesit e këtyre kërkesave, cilat janë pengesat, involvimet edhe të inspektoratit të nivelit republikan pranë MMPH, janë çështje të dokumentuara dhe të arkivuara në komunën e Ferizajt për secilën leje dhe për secilin rast. Kryetari nuk jep leje, por këtë gjë e bën drejtoria e urbanizmit.
Involvimet e mëtejme në kohën e kandidaturës sime për kryetar komune, tregojnë edhe preferncat e medieve ndaj të tjerëve, që është krejt normale, çështje e medias private, e cila ka të drejtë të rreshtohet dhe të bëhet zëdhënës i kujtdoqoftë, madje edhe avokat të atyre që mund ta nxijnë figurën e një kandidati për kryetar komune.Unë personalisht për shpifje të tilla të nivelit shumë të ulët, jam në konsultim me avokatin tim, për të bërë një padi dhe i thërras organet e drejtësisë që të merren seriozisht me këtë çështje, në mënyrë që përpjekjet për zvetënimin e rezultateve qeverisëse, t’u mbeten në ndërgjegje atyre që dëshirojnë të manipulojnë opinionin. Qytetarët e dinë punën e qeverisë, sepse ne në çdo hap i kemi njoftuar dhe në çdo hap janë të njoftuar për ndryshimet pozitive që i ka arritur qeveria komunale, me ndihmën dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çështjen e serialeve të videoincizimeve, e konsideroj me paramendim të thellë në kohë fushatash”, tha ndër të tjera kryetari Svarqa.

Shpjegime të mëtejme rreth çështjeve të ngritura nga ndërtimtari Ismet Kamenica dhe nga gazetarët, sidomos pëpr një leje ndërtimore, dha drejtori i urbanizmit Faik Grainca.

“Leja me numër 351-65-17 – 1 e datës 22.7.2015 është në emërt të Shpend Arifit, prandaj ato akuzat për këtë objekt që i bënte Ismet Kamenica, unë po them se leja figuron në emër të z. Shpend Arifit, kurse ekziston një autorizim që Shpendi i ka dhënë z. Kamenica për t’i udhëhequr procedurat e marrjes së lejes. Unë mund të them se është pajisur me leje dhe nuk e ka pasur asnjë problem dhe asnjë kushtëzim, por problemet kanë lindur më vonë kur një fqinj i tij, z. Xhemajl Aksaraj, është ankuar në drejtorinë e urbanizmit dhe pastaj në MMPH për arsye se ka pasur ankesa në lejen urbanistike dhe inspeksioni i ministrisë, për arsye që tashmë ju i dini rreth atij revidimit të zonës së tetë, na ka urdhëruar që ta pezullojmë lejen, derisa të zgjidhet ky problem. Natyrisht, ne, me vendim të ministrisë, gjegjësisht inspektoratit, e kemi pezulluar atë leje dhe më vonë z. Kamenica dhe z. Aksaraj e kanë sjellë te unë një marrëveshje, në të cilën, ndër të tjera shkruan se z. Aksaraj i tërheq të gjitha ankesat dhe pastaj z. Kamenica ka vazhduar me ndërtim. Raportet tjera në mes të z. Kamenica dhe z. Leskovci, janë raporte private që neve nuk na interesojnë. Ç’është e vërteta, z. Leskovci ka qenë disa herë te unë dhe është ankuar se ia ka një borxh Kamenica. Por unë i kam thënë edhe z. Leskovci se ato janë probleme tuajat, të cilat duhet t’i zgjidhni përmes gjykatave dhe institucioneve të tjera, por nuk kanë të bëjnë asgjë me Komunën.

Unë garantoj se nuk e kemi asnjë rast brenda katër viteve, kur dikush në drejtorinë e urbanizmit është kushtëzuar me çkadoqoftë. Por, nëse eventualisht ka ndonjë rast, unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë atyre që kanë aplikur për leje ndërtimore në drejtorinë e urbanizmit, t’i drejtohen prokurorisë, t’u drejtohen gjykatave. Secili qytetar që e ndien veten se ka qenë i shantazhua, i kërcënua, i kushtëzuar etj. le t’u drejtohen institucioneve përkatëse”, ka thënë disa herë z. Grainca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img