27,12,2024

ISIS planifikon sulme…edhe ndaj Ambasadës ruse në Tiranë

Must Read

Militantë të grupit xhihadist kanë shpërndarë një dokument me adresat dhe informacionet e kontaktit të ambasadave ruse, pas vrasjes shokuese të të dërguarit të Moskës në Ankara dhe pas sulmit në një treg të mbipopulluar Krishtlindjeje në Berlin, gjatë së hënës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet sekrete të vendit të tij të rrisin sigurinë brenda dhe jashtë kufijve në kundëpërgjigje të sulmeve.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar Putinin t’u ketë thënë drejtuesve të sigurisë: “U kërkoj shërbimeve speciale të ndërmarrin masa shtesë për të siguruar sigurinë brenda dhe jashtë Rusisë, për të rritur sigurinë e institucioneve ruse dhe punonjësve rusë jashtë vendit”.

Presidenti ka kërkuar gjithashtu që, përmes kanaleve të partneritetit, të forcojnë punën e tyre falë bashkëpunimit me agjencitë e shërbimeve sekrete të vendeve të tjera.

Direktivat e tij kanë ardhur një ditë pas vrasjes së ambasadorit rus, Andrei Karlov, nga një polic turk, i cili është dëgjuar të thërriste “Allahu Akbar”, në atë që është përshkruar nga Kremlini si “një sulm terrorist”.

Duke folur gjatë së martës, Putin shprehu shokun e pësuar nga “brutaliteti dhe cinizmi” i sulmit në tregun e Krishtlindjes në Berlin, ku një kamion u përplas me turmën dhe la 12 persona të vdekur. Terroristi që fshihet pas këtij sulmi makabër është ende në arrati, ndërsa autoritetet gjermane thonë se mbeten ende në “gjendje alarmi” për një tjetër sulm të ngjashëm.

Putin urdhëroi gjithashtu gjatë së hënës kryediplomatin e tij dhe shefat e spiunazhit të bëjnë çmos për rritjen e sigurisë ndaj diplomatëve rusë anembanë botës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img