19,05,2024

Ish-zyrtarja e UNMIK emërohet zëdhënëse në Gjykatën Speciale

Must Read

Angela Griep është emërua ushtruese e detyrës së shefes së Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun dhe njëkohësisht ushtruese e detyrës së zëdhënëses së Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në njoftim për mediat nga DSK-ja, bëhet e ditur se Angela ishte edhe pjesë e UNMIK-ut gjatë periudhës 2005-2008, transmeton Indeksonline.
“Karrierën e saj ndërkombëtare, Angela e filloi në Kosovë në vitin 2002, në kuadër të Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Gjatë periudhës 2005-2008 ishte zëvendëszëdhënëse e Shtyllës së BE-së së UNMIKU-ut që merrej me çështje të rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit”, thuhet në këtë njoftim.
Midis viteve 2009 dhe 2017, Angela ka pasur poste të ndryshme në fushën e komunikimit, ndërgjegjësimit dhe mbledhjes së fondeve me UNICEF-in në Sierra Leone, Malavi, Këln dhe Sudan Jugor.
Në janar 2018, ajo filloi punën me Dhomat e Specializuara të Kosovës si koordinatore për Komunikim dhe Ndërgjegjësim./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img