11,09,2025

Ish- ushtari i UÇK-së i dëshpëruar nga analistët kosovarë (Foto)

Must Read

Mirëpo, rreth këtyre deklaratave ka reaguar ish-ushtarë i UÇK-së, Shpëtim Selmanaj, i cili ndjehet i fyer dhe i dëshpëruar nga deklaratat e tilla.

Selmanaj thotë, se 16 vite pas luftës në Kosovës, asnjë analistë nga Serbia nuk është dëgjuar duke thënë se paramilitarët serb kanë kryer krime, duke e ditur se si këta të fundit botërisht dihet se kanë kryer krime kundër njerëzimit.

“16 vjet pas luftës në Kosovë, asnjë analist të Serbisë nuk e ndëgjova që tha se Serbia ka bërë krime ose diçka të tillë, edhe pse dihet botërisht se paramilitarët serb kanë bërë krime kundër njerëzimit në Kosovë”, shkruan Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook.

Selmanaj i cili ishte në luftë nga fillimi deri në mbarimin e saj, thotë se ndjenë keqardhje kur dëgjon analistët kosovar tek e njollosin UÇK-në dhe gjakun e luftëtarëve të rënë për liri.

“Tash, kur po i ndëgjoj analistat tonë tuj fol për UÇK, po me vjen marre sa shpejte harrojne shqiptaret e sa lehte ja kthejne shpinden gjakut te vet”, shkruan Selamnaj.

Këtij shkrimi në Facebook, Selmanaj i ka bashkangjitur edhe fotografi, njëherit ai i bënë thirrje analistëve të komentojnë përmbajtjen e fotografive, ku shihen paramilitarët serbë teksa mbajnë peng burra shqiptarë.

“Shumë kisha pas dëshirë komentin e analistave të caktuar për këto fotografi”, shkruan ai. /Lajmi.net/

14184341_10210475176337239_992211426641577671_n 14368759_10210475176177235_5808088448736148588_n

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img