07,05,2024

Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares heq dorë nga pasaporta shqiptare

Must Read

Ligjet e shtetit ku jeton prej 13 vitesh ia imponuan sulmuesit rekordmen të Kombëtares shqiptare (5 gola në eliminatoret për EURO 2008) të bënte këtë hap.

Pas dekretit të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ish-sulmuesi kuqezi pret tashmë të marrë pasaportën gjermane, por ai zbulon se do të tentojë sërish t’i rikthehet nënshtetësia shqiptare. Për këtë, por jo vetëm, 34-vjeçari rrëfeu gjithçka.

“Problemi është se Gjermania nuk e lejon mbajtjen e dy nënshtetësive dhe për të marrë tashmë pasaportën gjermane, më duhet të heq dorë nga nënshtetësia shqiptare. Gjithsesi, unë jam konsultuar me avokatin dhe do të gjejmë mënyrën, që pasi të marr nënshtetësinë gjermane, të nis më pas procedurat për të pasur edhe atë shqiptare. Shqipëria si shtet e lejon dynënshtetësinë, kështu që mund ta rifitoj sërish”, deklaroi ai.

shqiperi-armeni-4-1024x690

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img