24,10,2025

Ish-këshilltari i Radovan Karaxhiqit dënohet për krime lufte

Must Read

Gjykata e Sarajevës të enjten shpalli fajtor Jovan Tintorin, për krime kundër të burgosurve boshnjakë dhe kroatë, duke e dënuar me 11 vjet burg kreun serb të Komitetit të Krizës gjatë luftës në komunën e Vogosca.

Tintor ishte këshilltari i presidentit serb të Bosnjës gjatë luftës Radovan Karaxhiq dhe kreu i Partisë Demokratike Serbe të Karaxhiq në Vogosca.

Ai u shpall fajtor për tetë akuza lidhur me pjesëmarrjen në një sulm të gjerë dhe sistematik mbi popullsinë jo-serbe në Vogosca në periudhën prill- korrik 1992.

Gjykata e dënoi atë si përgjegjës për ndalime të paligjshme, tortura, rrahje dhe punën e detyruar të të burgosurve. Gjykata tha se krimet u kryen kundër një numri të madh të burgosurish boshnjakë dhe kroatë në disa kampe të burgimit në Vogosca.

“Trupi ka vendosur që i pandehuri ka kryer krim kundër njerëzimit përmes persekutimit. U përcaktua më tej, përmes një analize të provave materiale, se i pandehuri e ka kryer krimin duke marrë pjesë në një sipërmarrje të përbashkët kriminale”, tha kryetari i trupit gjykues Minka Kreho.

Kreho tha se prokuroria vërtetoi se Tintori kishte dijeni për planet e burgosjes së boshnjakëve në Vogosca dhe e kishte përshkruar territorin si “tokë serbe”.

Gjykatësi shtoi se ishte vërtetuar gjithashtu se Tintori ngriti kampin e burgut të Bunkerit dhe kishte autoritetin të vendoste se kush do të burgosej aty.

“Trupi zbuloi se Tintori kishte njohuri për abuzimin e të burgosurve dhe mund ta kishte ndaluar”, tha Kreho.

Ai ishte gjithashtu përgjegjës për ndalimin e të burgosurve në objektet e Garina të Nakina dhe Planjina Kuca, si dhe për kushtet jonjerëzore aty, shtoi gjykatësi.

Tintor u shpall fajtor edhe për vrasjen e një gruaje boshnjake shtatzënë.

Ai u lirua nga një akuzë për vrasjen e 13 të burgosurve që ishin marrë nga kampi Bunker dhe u zhdukën. Kreho tha se nuk ishte provuar se kush urdhëroi që burrat të largoheshin.

Gjykimi i shkallës së parë mund të apelohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img