29,04,2024

Ish futbollistë të Arsenalit interesohen për futbollin ferizajas

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim ish futbollistin e Arsenalit Roy PACK së bashku me shqiptarin nga Kosova Arben Asllanin i cili jeton dhe vepron në Angli.

Roy PACK- ish futbollist i Arsenalit i cili po ashtu ka luajtur edhe për klube të tjera siç janë :Post Smuth, Oxford UTD , së bashku me shqiptarin Arben Asllani trajner i licensuar i futbollit në Angli si dhe trajner i dytë në klubin e futbollit “Skenderbu” në Shqipëri i cili jeton dhe vepron në Angli, kanë shprehur interesimin e tyre për futbollin ferizajas. Këta dy së bashku po zhvillojnë një program që quhet “Global Foutboll Industry”, program ky i cili është zhvilluar në disa shtet, dhe këta të fundit janë të interesuar që këtë ta zhvillojnë edhe në Kosovës. Ky program parasheh zhvillimin e industrisë së futbollit, se si klubet mund të zhvillohen si biznes dhe të krijojnë të hyra.

Ata u interesuar nga afër për gjendjen e futbollit në komunën e Ferizajt, por edhe në Kosovë, ku tashmë janë duke marr shënimet e nevojshme për të hartuar një strategji e cila do të prezantohet para donatorëve që janë të interesuar që të investojnë në futbollin kosovar, kur tashmë Kosova është pranuar edhe në UEFA, ku interesimi i donatorëve do të jetë shumë më i madh.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, u shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim, dhe theksoi se do të ofroje të gjitha statistikat e nevojshme për këtë program.

Kryetari I Ferizajt shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe do të ofrojë të gjitha statistikat e nevojshme që ju nevojiten.

U bë e ditur se komunikimi do të vazhdoje me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku do të ofrohen të dhënat të mjaftueshme për futbollin dhe infrastrukturën e futbollit në Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img