04,12,2024

Ish bunkeri bërthamor shndërrohet në muze të përndjekjes në Shqipëri

Must Read

Bunkeri prej rreth 1000 metra katrorë me mure të betonit deri në 2.4 metra trashësi është ndërtuar ndërmjet viteve 1981 dhe 1986 për të strehuar policinë elitë dhe personelin e minstrisë së brendshme në një rast të sulmit bërthamor.

Muzeu i hapur tani në Tiranë mbanë fotografi dhe pajisje që ilustrojnë përndjekjet politike të mbi 100 mijë shqiptarëve që prej vitit 1945 deri më 1991.

Muzeu “Shtylla”, siç u quajt bunkeri bërthamor, është një nga disa vendstrehimet që qeveria shqiptare i ka rihapur për publikun që prej ardhjes në pushtet tre vjet më parë.

Regjimi komunist i Enver Hoxhës, me një frikë të imagjinuar të pushtimit nga “imperialistët e SHBA-së dhe social-imperialistët e Bashkimit Sovjetik” ndërtoi bunkerë të çdo lloj madhësie gjithandej vendit. Ka patur spekulime se mund të jenë ndërtuar deri në 700 mijë syresh, por qeveria tha se janë ndërtuar 175 mijë, shkruan AP.

Kryeministri Edi Rama tha se muzeu i ri reflekton “vullnetin e Kabinetit të tij që të paguajë borxhin në kujtim të të përndjekurve politikë, të harruar në 25 vitet e fundit”

I vendosur në qendër, ai është disenjuar që të tërheqë vizitorë nga Shqipëria dhe jo vetëm “pë rtë mësuar mënyrat se si policia e ish komunizmit ka përndjekur kundërshtarët e saj” tha kurartori Carlo Bollino.

Njëzet dhoma në muzeun e ri tregojnë historinë e policisë së Shqipërisë nga viti 1912 deri 1991 dhe njëkohësisht edhe emrat e 6.027 njerëzve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist, 34.000 të të burgosurve dhe më shumë se 50.000 të tjerëve të izoluar në kampet e internimit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img