28,08,2025

Ish-ambasadori i Kosovës zbulon lidhjen e interesit të Petritsch me Serbinë

Must Read

“Ambasadori Wolfgang Petritsch (Volfganf Petriç), nga ekspertët e rrallë që e përkrah ‘korrigjimin e kufijve’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, punon për zyrë juridike Lansky me seli në Vjenë, që po punon për Qeverinë serbe, ka shkruar sot në twitter Michael Martens, i cili ka qenë korrespondent shumëvjeçar i gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) në Beograd”, ka shkruar Hamiti në Facebook.

“Po kjo firmë juridike ( me emërtimin “Lansky, Ganzger & Partner”, shih www.lansky.at) qe angazhuar nga Federata e Futbollit e Serbisë të parashtrojë ankesë/kundërshtim te Gjykata e Arbitrazhit për Sport me seli në Llozanë në lidhje me vendimin e UEFA-s për pranim të Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë organizatë”, ka theksuar Hamiti.

“Siç e dimë, Kosova nuk është anëtare e OKB-së, prandaj Federata e Futbollit e Kosovës nuk mund të jetë anëtarë e UEFA-s“, kishte deklaruar Gabriel Lanksy, partner i kësaj zyreje juridike, në maj të vitit 2016.

Petritsch ka qenë ambasador i Ausrtrisë në Beograd nga viti 1997. Ka qenë emisar special i BE-së për Kosovën nga tetori i vitit 1998 deri në korrik të vitit 1999. Poashtu kryenegociator i BE-së në shkurt dhe mars 1999 në konferencën e Rambujesë për Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img