26,08,2025

Isa Mustafa viziton vendin ku do të ndërtohet Stadiumi Nacional i Kosovës

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri Kujtim Shala dhe kryetari i FFK-së, drejtori i sportit në MKRS, Ibër Alaj dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, kanë vizituar sot Bërnicën, vendin ku do të bëhet Stadiumi Nacional i Kosovës. Isa Mustafa ka deklaruar që është i lumtur që vendi po ka mundësi të investojë në infrastrukturën sportive.

“Jam i lumtur për këtë punë që u bë nga Ministria dhe Federata e Futbollit e Kosovës, dhe nga përgatitja e dy stadiumeve tjera në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku mund të fillojnë të luhen ndeshjet dhe kjo hapësirë këtu në të cilën do të ndërtohen objektet sportive, të cilat nuk do të operojnë vetëm në regjion të Prishtinë, por edhe në vendet e Bashkimit Evropian”, deklaroi Mustafa, përcjellë “lajmi.net”.

Ai premtoi që stadiumi do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s.

Ndërkohë, të kënaqur dhe me shpresë që stadiumi do të ndërtohet sa më shpejtë, janë shprehur edhe Shala, Alaj e Vokrri.

Stadiumi do të ndërtohet nga një kredi nga shteti i Hungarisë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Shtërpcë ndalon dy persona dhe konfiskon dy automjete me drunjë

Policia në Shtërpcë ka realizuar një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img