01,05,2024

Isa Mustafa : I papranueshëm shkarkimi i Veliut, Kurti s’më konsultoi

Must Read

Kryetari I LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit nga radhët e LDK-së, Agim Veliu

Në një prononcim për Gazetën Express, Mustafa ka thënë se Kurti nuk është konsultuar me të për këtë vendim dhe se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit.

“Z. Kurti nuk eshte konsultuar me mua, prandaj edhe nuk jam pajtuar për shkarkimin e ministrit Veliu. Ky është veprim i njëanshem, në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit, dhe i papranueshëm për LDK-në”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img