20,04,2024

Isa Mustafa i ndërron fjalët, tash flet në superlativ për drejtorin Agron Mustafa

Must Read

20160404123616385620

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vizituar sot Telekomin e Kosovës-Vala. Ndonëse kur ishte zgjedhur Agron Mustafa në krye të PTK-së, kryeministri kishte reagur ashpër, sot ai flet ndryshe.

Kryeministri ka shtuar se nuk ka asnjë vërejtje ndaj drejtorit të Valës Agron Mustafa.

“Po të kisha vërejtje do ta shfaqja”, tha kryeministri për drejtorin, gjatë vizitës me ministrit e financave Abdullah Hoti dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

“Do të punojmë me bankën evropiane, pasi kanë shfaqur interesa të marrin pjesë në investime. Do të punojmë bashkërisht që objektivat të jenë të përbashkëta”, ka thënë Mustafa, raporton InfoPress.

Ndërsa drejtori i Valës së Kosovës Agron Mustafa tha se është kënaqësi që ka kryeministrin në vizitë, pasi e ka pasur profesor dhe mentor, raporton InfoPress.
“E njoftuam kryeministrin mbi zhvillimet dhe trendet që kanë ndodhur në sektorin e telekomit. Kryeministri ka ardhur me dy ministra, që tregon se ka peshë”, tha Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img