19,05,2024

IPK-ja ka dështuar të shfajësojë policët që kanë “bashkëpunuar” me vrasësin e dyfishtë

Must Read

Tre zyrtarë policorë të Gjakovës e kishin shantazhuar dhe i kishin bërë presion Valbona Marku – Ndrecajt, e cila së bashku me vajzën e saj është vrarë rreth një muaj më parë nga bashkëshorti i saj, Pjetër Ndrecaj, shkruan sot Koha Ditore.

Presioni ndaj saj kishte nisur disa javë para se të ekzekutohej për vdekje.

Inspektorati Policor i Kosovës është përpjekur fillimisht të shfajësonte Policinë e Kosovës për trajtimin e këtij rasti, por hetimet e prokurorisë kanë zbardhur prova që inkriminojnë zyrtarë policorë në këtë rast.

Sipas informatave të gazetës, zyrtarë policorë të veshur me uniformë, pa asnjë autorizim të gjykatës, pa i njoftuar fare eprorët, krye më vete kanë shkuar tek shtëpia e Valbona Markaj -Ndrecajt dhe rrejshëm janë munduar ta bindin që fëmijët duhet t’ia dorëzojë bashkëshortit, me të cilin kishte kohë që nuk po bashkëjetonte. Kur ajo ka refuzuar ia kanë marrë me dhunë dy fëmijët dhe ia kanë dorëzuar babait. Tre fëmijët e tjerë i kanë lënë me Valbonën. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img