26,04,2024

Interi, optimist për vendin e tretë

Must Read

interiii

Roberto Mancini ka deklaruar se Interi e meritoi fitoren 1-0 kundër Frosionones dhe është shprehur optimist për vendin e tretë në tabelë.

Ndeshja e të shtunës u vulos nga një gol i Mauro Icardit me kokë, por lojtarët e Frosionones ishin të pafat duke goditur tri herë shtyllën.

“Askush nuk e pati të lehtë këtu. Frosinone po përpiqet të sigurojë mbijetesën me rezultatet në terren vendas dhe po kalon një sezon të mirë”.

“Nëse shikojmë pjesën e parë, është dashur të ishim 2-0, sepse i patëm katër raste të mira dhe na anuluan një gol tërësisht valid”, ka thënë trajneri për Mediaset Premium.

Pavarësisht fitores, Interi është pesë pikë prapa Romës që akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

“Duhet ta zhvillojmë secilën ndeshje dhe do të shohim se ku do të jemi në fund të sezonit. Do të japim gjithçka që ta tejkalojmë Romën, por do të jetë vështirë”, është shprehur Mancini. /Albeu.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img