27,04,2024

Instituti Sizmik jep detaje për tërmetet që dridhën Kosovën e Shqipërinë

Must Read

Dy tërmete kanë ndodhur para pak minutash në Shqipëri, por që dridhjet janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës. Arsye për këtë ka qenë magnituda e lartë e tërmetit, shkruan Express.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i ka thënë gazetës Express se tërmeti e ka goditur Shqipërinë, por që ka qenë i fuqishëm dhe se dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajoni.

“Tërmeti e ka goditur Shqipërinë. Epiqendra ka qenë 30 km larg Tiranës, pra në det. Tërmeti ka qenë i fuqishëm, për atë arsye dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.5 shkallë”, ka thënë Mustafa për Express.

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë raportohet se kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa raportohet se shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img