10,01,2025

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për vërshime në Kosovë

Must Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve të shpejta në Kosovë.

Në njoftimin për media thuhet se reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.

“Duke treguar një probabilitet mesatarë deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situatë meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh”, bëhet e ditur në njoftim.

Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehtë të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë.

https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/4245939122114581
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img