03,05,2024

Kapen afro gjysmë ton mish i prishur në Ferizaj

Must Read

Inspektorati Komunal në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kap në flagrancë afro gjysmë toni mish dhe nënprodukte të tij të prishura

Aksioni i Inspektoratit Komunal në Ferizaj i ndërmarrë me nismën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për rritjen e kontrollit të produkteve që ofrohen në subjektet afariste në Ferizaj, po vazhdon, kësaj radhe edhe më mbështetjen e Policisë së Kosovës, gjegjësisht Stacionit Policor në Ferizaj.

Paraditen e sotme, Policia e Kosovës, kanë njoftuar drejtuesit e Inspektoratit Komunal për një mjet transportues i cili po bartte mish dhe nënprodukte të mishit të dyshimta, me ç ‘rast inspektorët e veterinarisë dhe sanitar kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes nga ku pas kontrollit të cilësisë së produktit që po bartej me këtë mjet transportues, kanë konstatuar se një sasi prej afro gjysmë toni mish dhe nënprodukte të tij janë të prishura, kjo për faktin se mjeti me të cilin po transportohej kjo sasi mishi nuk përmbushte kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për ruajtjen e freskët të mishit dhe nënprodukteve të tij.

Pas ekzaminimit të produkteve, inspektorët përkatës kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për konfiskimin dhe asgjësimin e tyre dhe procedimin e mëtutjeshëm konform rregullativës ligjore në fuqi.

Aksioni për kontrollin e produkteve ushqimore do të zhvillohet në vazhdimësi, në luftën e pa kompromis me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga produktet që ofrohen në treg.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha, falënderojnë publikisht Policinë e Kosovës, Stacionin Policor në Ferizaj për bashkëpunimin si dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionin e komunës me qëllim rritjen e sigurisë së produkteve që ofrohen në treg në gjithë territorin e Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img