27,07,2024

Indi, Nju Delhi mbulohet nga reja e smogut, zemërohen banorët

Must Read

Nivelet e grimcave të ndotjes janë rritur afërsisht 10 herë përtej limitit të sigurisë. Autoritetet paralajmëruan se Nju Delhi do të përballej me ndotje të lartë gjatë festimeve, për shkak të faktorëve të tillë si lagështia dhe shpejtësia e erës.

“Divali”, ngjarja më e rëndësishme hindu në Indinë veriore, shënon fitoren e së mirës ndaj së keqes. Qeveria lokale e kryeqytetit indian njoftoi javën e kaluar se do të instalonte pastrues ajri pranë rrugëve, në një përpjekje për të reduktuar efektet e fishekzjarreve.

E megjithatë, shikueshmëria në rrugë ishte tejet e ulët mëngjesin e së hënës, për shkak të “perdes së trashë” të smogut që mbulonte qytetin. “Hashtag”-u #smog ishte një prej më të përhapurve në “Twitter” nga indianët.

“Goxha shfaqje ajo e mbrëmshmja. Asfiksim i ri”, pohonte një përdorues i zemëruar. Përpara “Divalit”, një sërë aktivistësh kërkuan reduktimin e përdorimit të fishekzjarreve, por fushata të tilla kanë shkuar në vesh të shurdhër.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2014 arriti në përfundimin se, 13 prej 20 qyteteve më të ndotura në botë ishin në Indi. Lista kryesohej pikësisht nga Nju Delhi. Ndotja e ajrit po shton gjithnjë e më shumë rastet e vdekjeve të parakohshme në Indi, me 620 mijë njerëz që vdesin çdo vit si pasojë e sëmundjeve që kanë lidhje me këtë fenomen.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img