26,11,2025

Ilazi: Ja kur do të ndodhë liberalizimi

Must Read

Mos ratifikim i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, po e mban peng liberalizimin e vizave. Të paktën kështu po vlerësojnë në Qeverinë e Kosovës.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, thotë se nëse Kuvendi i Kosovës, do të ratifikonte marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, atëherë gjatë muajit tetor do të merrej një vendim pozitiv për qytetarët e Kosovës.

Por, ai është optimist se do të arrihet një ujdi për demarkacionin dhe liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda këtij viti, transmeton Indeksonline.

“Çështja e demarkacionit është shndërruar në një çështje të djeshme. Shpresoj se do të gjendet vullneti politik për të gjetur një zgjidhje që përderisa adreson shqetësimet që janë ngritur, po ashtu i mundëson Kosovës përmbushjen e kushtit. Mundësia për liberalizimin e vizave sivjet është ende reale nëse lidershipi politik reagon me kohë dhe ka një zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Ilazi për Indeksonline.

E sa i përket pozitës ministrit të Integrimeve, e cila ka mbetur vakante pas shkuarjes se Bekim Çollakut në presidence, ai vlerëson se nuk do të jetë punë e lehtë emërimi i një ministri të ri, megjithatë ai është i bindur se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po tregon kujdes të shtuar në këtë aspekt, sepse kjo sipas tij, është mënyra se si komunikohet me BE-në.

Ilazi, i cili se fundmi është zgjedhur drejtor i Institutit të Brendshëm të PDK-së, thotë se ky institut do të jetë një natyrshme për angazhimin e ekspertëve që i janë bashkuar PDK-së vitet e fundit.

“Kontributi ynë është me formulimin e politikave publike që adresojnë sfidat socio-ekonomike e politike të Kosovës. Instituti funksionon si një grup i ekspertëve dhe titujt janë për qëllime teknike e burokratike. Rrjedhimisht, roli i institutit si një platformë për të prodhuar rekomandime të politikave është i pavarur prej nivelit burokratik”, ka theksuar Ilazi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img