03,05,2024

Ilaçi kundër Alzheimerit: Ibuprofeni e ‘eliminon’ këtë sëmundje

Must Read

Shkencëtarët thonë se ibuprofeni mund ta parandalojë sëmundjen e Alzheimerit. Pacientët që janë të rrezikuar nga kjo sëmundje, mund ta shmangin demencën nëse marrin doza të vogla të ibuprofenit nga mosha e mesme e deri në fund të jetës.

Ibuprofeni besohet se e zbutë inflamacionin në tru – inflamacion që shpie në vdekje të qelizave nervore dhe ndërlidhet me Alzheimerin, transmeton Telegrafi.

Udhëheqësi i këtij studimi, Dr. Patrick McGeer, thotë se individët mund ta  parandalojnë atë inflamacion përmes një zgjidhje të thjeshtë që nuk kërkon fare vizitë te doktori.

“Përdorimi i ibuprofenit si mjet kundër Alzheimerit me të vërtetë është zbulim i mahnitshëm. Nëse aplikohet në tërë botën, Alzheimeri mund të zhduket krejtësisht”, ka shtuar ai.

Ndonëse doza ideale e ibuprofenit që duhet të përdoret është e paqartë, hulumtuesit besojnë se konsumimi i një apo dy pilulave në ditë mjafton.

Vlen të ceket se vetëm në SHBA Alzheimeri i prekë rreth 5.5 milionë njerëz, ku çdo 66 sekonda diagnostikohet një rast i ri. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img