28,04,2024

IKSHPK detektoi nëntë rastet e para me Omicron në Kosovë, tregoi edhe prej nga kanë ardhur ato

Must Read

Pas paraqitjes në disa vende të rajonit dhe më gjerë, rastet e para me variantin Omicron të COVID-19 tanimë janë konfirmuar edhe në Kosovë.

Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës i cili ka bërë të ditur se sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021.

Sipas një njoftimi, nga këto mostra, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529).

Në këtë drejtim, nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:

• 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,

• 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar,

• 1 rast është i importuar nga Franca; dhe

• 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Sipas IKSHPK-së, testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së.

Duke parë situatën e krijuar, IKSHPK thotë se kjo parashikohet që të rëndojë situatën epidemiologjike edhe në Kosovë.

Andaj, siç theksohet më tej, MSh dhe IKSHPK u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë me përpikëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe t’i inkurajojnë të tjerët për vaksinim. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img