09,11,2024

I kërkojnë leje Ahmetit për parking, thonë se do të punësohen 6 persona

Must Read

Megjithëse ajo hapësirë aty përdorët për parking, banorët po e duanë atë vetëm për vete, pasi siç janë shprehur ata nuk po kanë ku ti lënë veturat e tyre, shkruan lajmi.net.

“Ne banorët e lagjes kemi ardhur në përfundim se ka mundësi shumë te mirë të punësimit të 6 personave -Roje te parkingut ku Parkingu kishte me qen me hymje -Kartel vetëm për banoret e lagje. Lagjja ka vetëm një hyrje nga një drejtim si edhe dalje të nyejt”, thuhet në kërkesën e banorëve që jetojnë në rrugën Selami Pulaha në Pejton. Kërkesa është adresuar në mënyrë digjitale nga përfaqësuesi i banorëve Zeqir Ademi.

“Më shumë kemi probleme për shkak të thyerjeve nga keqbërësit sidomos gjatë natës por edhe ditën pasi që vinë vetura nga rrethina edhe ne banorët nuk po kemi vend se ku ti parkojmë veturat tona. Kështu qe, nëse na jepet leja për parking do të punësoheshin 6 veta me ndërrime pasi që me parapagimin mujor nga 12 euro do të kishte mjaft për pagës te punëtorëve si dhe për mirëmbajtje te parkingut apo edhe 15 euro në muajt nuk janë shumë pasi ne do kishim vendin parkingun 24 ore”, përfundon kërkesa./Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img