24,04,2024

“I ke marrë fëmijët pengë”, “Peng i ke marrë ti”: Deputet Basha dhe Rrahman Jasharaj përplasen në korridor të Kuvendit

Must Read

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj është përplasur me Dimal Bashën, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Dimal Basha iu drejtua Jasharit duke i thënë se nuk është i sinqertë në kërkesat e tij dhe se po i mban peng fëmijët.

“I ke marrë fëmijët peng për 50 euro. Je i pasinqertë në kërkesat e tua. Pse i do ti 100 euro. Dinjitetin e ke kthyer në pare. A ke punuar para luftës pa pare, tash për 50 euro i ke marrë fëmijët peng. Po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”, dëgjohet duke thënë Basha.

Kryetari i SBASHK-ut iu përgjigj deputetit duke i thënë se “a pe sheh çfarë fjalori ki, marre duhet me të ardh.

Debati nuk ka përfunduar këtu. Deputeti i LVV-së, Basha iu drejtua sërish Jasharajt.

Jasharaj sërish iu përgjigj duke i thënë “a pe sheh qysh po bërtet, deputet si ti e kanë sjell punën këtu”.

Përplasja mes tyre ka nisur në përfundim të mbledhjes së Komisionit parlamentar, të cilën Jasharaj e lëshoi para kohe shkaku i deklarimeve të deputetit Basha. /Ekonomia online

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img