Cristiano Ronaldo është top golashënuesi i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, me 16 gola.
Yllit portugez nuk i kanë mbetur shumë rekorde për t’i thyer, por të martën ai theu një mori rekordesh, në ndeshjen ndaj Wolfsburgut në çerekfinale.
Me het-trikun e shënuar ndaj Wolfsburg, Ronaldo ka thyer një rekord të cilin deri mbrëmë e mbante legjenda e ‘Los Blancos’ Alfredo Di Stefano, transmeton Gazeta Blic
Sulmuesi 31-vjeçar këtë sezon po kalon në formë të jashtëzakonshme, por ndaj Wolfsburg i theu të gjithë kufijtë.
Pas het-trikut ndaj Wolfsburg, Ronaldo është bërë shënues i 15 golave në ndeshjet çerekfinale të kompeticioneve evropiane, duke e thyer kështu rekordin e legjendës së Realit, Alfredo Di Stefano.
Kjo është dëshmi e klasit të portugezit, i cili shpesh kritikohet se shumicën e golave i realizon nga penalltia. /Gazeta Blic/