![](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2016/11/12413A37-63FE-45D4-BD2D-134C47EE066D_w987_r1_s-1-300x169.jpg)
Staffan de Mistura pritet të takohet me ministrin e jashtëm Ëalid al-Muallem më vonë gjatë ditës së diel.
Ndërkohë, zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Elizabeth Hoff, tha se pesë ditë të fushatës ajrore dhe bombardimeve nga artileria nga forcat qeveritare kanë vënë jashtë shërbimit objektet mjekësore në rajonet e Aleppos që kontollohen nga rebelët.
Aktivistët sirianë thanë se më shumë se 100 civilë janë vrarë në Aleppon lindore që kur filloi sulmi i fundit i forcave qeveritare.
Shtatë fëmijë janë njoftuar të jenë vrarë më 20 nëntor nga të shtënat me raketë nga rebelët në pjesën e kontrolluar nga qeveria në Aleppo.
Qyteti është ndarë më dysh që nga viti 2012, me forcat qeveritare që kontrollojnë perëndimimin dhe rebelët në lindje.
.