17,11,2024

I biri i Sabit Gecit tenton ta sulmojë me thikë policin

Must Read

Kushtrim Geci, i biri i Sabit Gecit, ka sulmuar me thikë një polic të trafikut rrugor gjatë përpjekjes për të ndaluar shqiptimin e tiketës për kundërvajtje.

Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë rreth orës 21:00, në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet, raporton KTV.

Kushtrim Geci i është drejtuar me fjalë fyese e të shara policit të trafikut rrugor, Muhamet Vitia.

Mirëpo, këtij sulmi polici ka arritur t’i shpëtojë vetëm falë ndihmës së kolegut të tij, policit Shpend Istogu.

Duke tentuar që ta ndalojë, e ka nxjerrë thikën që ta sulmojë.

Pas kësaj ngjarjeje, ai është arrestuar nga policia, mirëpo është liruar nga prokuroria, për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt.

Sipas raportit të Policisë, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, ai po dyshohet për tri vepra penale: kanosje, sulm ndaj personit zyrtar si dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas arrestimit, Geci, me urdhër të prokurorisë, është liruar në procedurë të rregullt. Sipas raportit të policisë, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, ai përveç sulmit fizik, e ka kërcënuar policin me fjalët se “do t’ia lëndojë fëmijët.”

Rrethanat e këtij sulmi i kanë deklaruar dy policët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img