19,05,2024

Hykmete Bajrami: Ligji për investime strategjike sjell investitorë për Brezovicën

Must Read

Dhënia me koncesion e kompleksit turistik Brezovica do të mund të bëhet përmes Ligjit për Investime Strategjike – kur ky të hyjë në fuqi – apo edhe përmes përsëritjes së procedurave të tenderimit, të cilat do të fillonin nga pika zero, bën të ditur përfaqësuesja e Qeverisë së Kosovës, Hykmete Bajrami. Sipas saj, ky Ligj mund të sjellë investitorë të mëdhenj për Brezovicën.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke promovuar projektin për Brezovicën, dhe janë dukë shikuar mundësitë më të mira për zbatimin e projektit për zhvillimin e kësaj qendre turistike.

“Ligji për Investime Strategjike nuk është bërë në mënyrë të veçantë për Brezovicën, por, sigurisht, si Ligj mund të shfrytëzohet edhe për atë projekt, pasi është një projekt i madh dhe i një rëndësie strategjike.”

“Ka pasur një numër të investitorëve, të cilët janë interesuar në procedurën e parë të prokurimit, mirëpo, të cilët nuk kanë pasur interesin që të hyjnë në kombinime me investitorin e atëhershëm”, thotë Bajrami.

Qëllimi kryesor Ligjit për Investime Strategjike është eliminimi i barrierave, procedurave burokratike – penguese të deritashme – procedurave të stërgjatura, e deri te rritja e transparencës për realizimin e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.

Ligji i mundëson Qeverisë që të negociojë drejtpërdrejt me investitorët e huaj, por edhe ata vendorë.

“Ne jemi duke promovuar projektin intensivisht te kompanitë e ndryshme. Në momentin që ka kërkesa dhe interesim nga ana e kompanive ne mund të kemi edhe diçka të re, nuk është diçka që varet nga ne. Projektin e kemi të gatshëm, por duhet të shohim a ka investitorë të interesuar”, thotë ministrja Bajrami.

Kompleksi turistik “Brezovica” është një nga potencialet më të mëdha turistike që ka Kosova, si qendër e turizmit veror dhe dimëror.

Në qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës pati përmbyllur si të dështuar procesin e koncesionimit të qendrës turistike “Brezovica”, pasi konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes” pati dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për implementimin e fazës së parë për zhvillimin e projektit të Brezovicës.

Ligji për Investime Strategjike, i miratuar dy javë më parë, ende nuk është dekretuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak se deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e ligjshmërisë së miratimit të këtij Ligji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img