26,11,2025

Humbi jetën tragjikisht në punë, kosovari në Itali lë pas gruan me tre fëmijë

Must Read

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës në Itali. 44-vjeçari Shpejtim Gashi, u godit nga krahu mekanik i një pajisjeje më të cilën po punonte, shkruan Treviso Today.
Kompania e mobilieve “3B” në Salgareda të Italisë bëri një njoftim ngushëllimi për familjen e Gashit. “Me dhimbje të madhe njoftojmë vdekjen e punonjësit tonë Shpejtim Gashi pas një incidenti në punë. Po kryhen hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes”, shkruhet në njoftim.

Pas incidentit, menjëherë në vendngjarje shkuan policia e doktorët, por për fat të keq nuk mund të bëhej asgjë. Prej vitesh, 44-vjeçari shqiptar jeton me gruan e 3 fëmijët e tij në vendin e quajtur Ponte di Piave, Treviso.

Kompania “3B” në shenjë zie ndërpreu punimet për një ditë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img