09,11,2024

Hulumtim shkencor: qirinjtë aromatikë dhe freskuesit e ajrit, mund të shkaktojnë astmën, dëmtimin e mushkërive dhe kancerin

Must Read

Ja përse do të duhej të jemi të kujdesshëm me rastin e përdorimit të qirinjve aromatikë…

E gjitha ka filluar kur në “Dayli mail” është botuar artikulli në të cilën është shkruar që janë gjetur fakte që qirinjtë aromatikë mund të na bëjnë shumë dëm.
Mirëpo, jo vetëm qirinjtë, por edhe cilido freskues ajri dhe produkt i ngjashëm aromatik, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, janë kemikalie problematike të cilat mund të gjenden në aroma dhe dyllë.

Edhe pse priten studime të tjera, studimet e para kanë treguar që ekspozimi i gjatë ndaj produkteve të caktuara aromatike është aq i rrezikshëm sa që mund të shkaktojë astmën, dëmtime të mushkërive madje edhe kancer.

Është e lehtë të zbulohet që hulumtimi i mëparshëm ka treguar që ndezja e qirinjve në ambient të mbyllur ndot ajrin.

Hhulumtimet kanë treguar që qirinjtë me shumë aroma brenda vetes prodhojmë më shumë blozë, andaj aq më mirë është që të përdoren qirinj me më pak aroma apo qirinj pa aroma.
Në po atë hulumtim është theksuar që është e mundshme që reaksionet organike nga qirinjtë janë të lidhura me rrezikun e shtuar nga zhvillimi i kancerit.

Nga ana tjetër, disa shkencëtarë frikësohen edhe për shkak të efektit afatgjatë të përdorimit të freskuesve të ajrit.

Qendra angleze e shëndetit publik ka zbuluar që këto produkte mund të përmbajnë “sasi të konsiderueshme formaldehideve”, edhe pse është theksuar që kjo nuk do të duhej të shkaktonte probleme shëndetësore në hapësirën me ventilim normal dhe aty ku përdoret rrallë.

Gjithashtu, është vërtetuar që është lidhja e fuqishme midis ekspozimit të ftalateve (kimikate të cilat gjenden në freskuesit e ajrit dhe shpesh në plastikë) gjatë shtatzënisë dhe gjasave të shtuara që fëmija më vonë të sëmuret nga astma.

/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img