12,05,2024

Hoxhaj: Kosova dhe Mali i Zi kanë raporte të mira fqinjësore

Must Read

Në këtë rast, ministri Hoxhaj i ka ofruar ambasadorit Dinosha gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme për ta mbështetur punën e tij në Kosovë.

“Kënaqësi ta pres sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. I urova mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri diplomatik në Kosovë. Ardhja e tij është shenjë e raporteve të mira ndërfqinjësore që kemi”, ka thënë Hoxhaj, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër ambasadori Dinosha, shprehu kënaqësinë e tij që gjendet në Kosovë, i emëruar  ambasadori i parë i Malit të Zi, ndërsa ka theksuar se do të japë kontributin e tij maksimal për thellimin e bashkëpunimit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Të dy palët u pajtuan se Mali i Zi dhe Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e përbashkët në rrugën e integrimeve euro-atlantike./ lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img