02,12,2024

Hoti: Këtë vit presim 4% rritje ekonomike

Must Read

Në një konferencë për media,ministri Avdullah Hoti, ka shpalosur të arriturat dhe synimet për këtë vit. Mision i pa mundur vitin që lamë pas ishte edhe mosarritja e të hyrave nga dividenta prej 15 milionë eurove nga Telekomi i Kosovës.

“Është pakoja fiskale e cila në parim është aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ne tani jemi duke diskutuar gjerësisht me shoqata , Oda Ekonomike për të marrë propozime , përpara se të kthehemi prapë në Qeveri ta aprovojmë këtë pako ligjore me kohore dhe me institucione përgjegjëse…Elementet kryesore të kësaj pako është zgjerimi i listës së lëndëve të para që lirohen nga tatimi doganor për të mbështetur prodhuesit vendor. Heqjen përfundimtare të akcizës në mazut që importohet për qëllime prodhimi….Udhëzimi administrativ për pushime tatimore për investime të reja që ndodhin në vend varësisht prej nivelit të investimeve dhe vendeve të reja të punës që do të krijojnë”, tha Hoti.

Hoti parasheh që ketë vit të ketë rritje ekonomike 4 për qind. Vitin që shkoi kishte rritje ekonomike solide.

“Pres që gjatë këtij viti të tejkalojmë rritjen ekonomike prej 4 për qind. Kërkoj që të keni edhe pak durim derisa të konsolidojmë të gjitha të dhënat për vitin 2106. Të dimë të dhënat përfundimtare të 2016, dhe në bazë të saj do e shihini se si do të jenë rrjedhat gjatë vitit 2017. Por gjitha të dhënat preliminare tregojnë se ka pasur një rritje solide ekonomike gjatë vitit të kaluar”, tha Hoti.

Objektivë tjetër , sipas tij është edhe krijimi i Agjencisë së Hyrave për Tatime dhe Dogana të Kosovës.

Ai tha se të hyrat janë rritur me 9.5 për qind , krahasuar me vitin 2015, dogana dhe ATK –ja , kanë mbledhur 154 milionë euro më shumë se sa në vitin 2015 . Ndërsa tregoi që vitin që shkoi ka pasur shumë më pak shpenzime se sa vitet paraprake.

“Viti i kaluar është përmbyllur me 1 miliardë e 682 milion euro , shpenzime që është një rritje prej 6.9 për qind, krahasuar me vitin paraprak, kemi pasur kursime për rreth 6 milionë në mallra dhe shërbime ka një rënie për shpenzime në mallra dhe shërbime për 2.9 për qind. Si rezultat i këtyre veprimeve ne kemi arritur ta përmbyllim vitin 2016 me shumë sukses. Sa i përket bilancit bankar i cili preliminar deri tash është 270 milionë euro , 10 milionë euro më shumë se vitin 2015 “, tha Hoti.

Ai ka treguar se vitin 2016 nuk ka arrit të marrin të hyra të cilat ishin të projektuara nga Telekomi i Kosovës. “Përgjegjësit ligjore janë të ndara. Në MF , i përgatisim projeksionet. Për vitin 2016 , 23 milionë ka qenë e parashikuar dividenta që duhet të paguhet por me rishikim e kemi zbritur në 15 milionë, por nuk është paguar asgjë nga Telekomi i Kosovës. Unë besoj që ministri i Zhvillimit Ekonomik në takimin e ardhshëm të Komisionit të Ministrave që i mbikëqyr ndërmarrjet publike duhet të raportojë se pse nuk ka arritur ta kryej këtë obligim ligjor që e ka ndaj aksionarit”, tha Hoti.

Ai ka treguar se së shpejt pritet të bëhet përzgjedhja e drejtorit të Doganave të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img