03,05,2024

Homazhe për heronjtë Fazliu, Zhitia dhe Rrahmani, të cilën sot rivarrosen në Velani

Must Read

Në Kuvendin e Kosovës po bëhen homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.

Qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të heronjve po bëjnë nderime para trupave të cilët sot do të rivarrosen në varrezat e deshmorëve në Velani të Prishtinës.

“Atdhetarët e shquar të çështjes kombëtare, pishtarët e lirisë, Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, sot, do të rivarrosen bashkë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë.Nderim dhe lavdi e përjetshme për jetën dhe veprën e madhe e të ndritur të veprimtarëve të jashtëzakonshëm, të cilët i takojnë plejadës së atdhetarëve e luftëtarëve të dalluar të kauzës sonë kombëtare, që shërbyen gjithë jetën e tyre për çlirim, liri dhe pavarësi të Kosovës!” ka shkruar deputeti Elmi Reçica.

Homazhe kanë bërë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ish presidenti Fatmir Sejdiu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të tjerë të Forcës. Homazhe do të bëjë edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Për të nderuar heronjtë sot në Prishtinë do të mbahet edhe akademi përkujtimore.

Këto aktivitete sot bëhen nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë se kohë më parë Qeveria e Kosovës kohë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit dhe propozim-vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img