26,12,2024

Historia e përbashkët e Shaqirit dhe Salahut

Must Read

Në mars të vitit 2012, Shaqiri – i cili sonte kompletojë transferin nga Stoke City në Reds për një kontratë afatgjate – po kalonte momentet e fundit në klubin e tij zviceran pasi që kishte nënshkruar me Bayern Munichun.
Salahu tinejxher, në të njëjtën kohë, kishte rënë në sy të skautëve të BVaselit pas një miqësore të Egjiptit U23 ku kishte shënuar dy gola.
Edhe Shaqiri ishte involvuar në atë ndeshje, gjithashtu, duke shënuar golin e fundit dhe mundur Egjiptin më rezultat 4-3 para 500 spektatorëve në Rankhof Stadium.
Baseli, ishin entuziazmuar me talentin e Salahut dhe e ftuan në prova sulmuesin dhe shpejt u pajtuan me disa kontraktor arab për ta transferuar atë.
Kështu tani dy lojtarët të cilët do të përpiqen në sukses për Reds sezonin e ardhshëm ishin takuar për kohë të shkuar por vazhdimisht kanë ruajtur një shoqëri me njëri-tjetrin, madje edhe i telefonin shpesh njëri tjetrit.
“Ai erdhi në stërvitje dhe provë kur isha në Basel. Erdhi në stërvitje dy apo tri herë, u stërvita me të”, tha sonte Shaqiri për Liverpoolfc.com në intervistën e tij të parë zyrtare për klubin, përcjell gazeta express.
“Pastaj unë u largova në drejtim të Bayern Munichut dhe ai mbeti në Basel. Jam i lumtur që do ta takojë këtu. Ai kishte një sezon të mahnitshëm vitin e kaluar dhe shpresojë që ta përsërit atë prapë. Jam shumë i lumtur për të dhe atë që ai ka bërë këtë sezon ishte e mrekullueshme kurse ai është një djalë i mirë, shumë i mirë”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img