16,03,2025

Hipotekat në Kosovë nuk i blen askush

Must Read

Të gjitha këto janë hipoteka, të cilat bankat komerciale në tregun e Kosovës, i kanë vënë në shitje. Shitja e hipotekave vjen si pasojë e mosarritjes se shlyerjeve të kredive ndaj bankave nga ana e kredimarrësve. Por, në tregun e Kosovës rrallë herë ndodh të blihet pasuria e lënë peng në banka.

Hipoteka është një e drejtë reale që vihet mbi pasurinë e debitorit në dobi të kreditorit, për të siguruar përmbushjen e një detyrimi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, rreth 4.8 milionë euro është vlera e përgjithshme e të gjitha pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në bankat komerciale në vend.

Ekspertë për çështje financiare dhe përmbarues në Kosovë, konsiderojnë se problemi i mosshitjes së pronave të lëna hipotekë, ka të bëjë më traditën e qytetarëve që mos të blihet pasuria, sipas tyre, me probleme.

Përmbaruesi Fadil Hoxha, njëherësh ish-zëvendëskryetar i Bordit Ekzekutiv të Odës së Përmbaruesve Privat, thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët hezitojnë të blejnë pronat e lëna hipotekë.

Ai tregon se interesimi për këto prona nuk mungon, por blerje nuk ka.

“Ka pasur disa herë interesim, në fakt kanë ardhur qytetarët janë interesuar për çmimin e këtyre pronave, nuk kanë diskutuar a kanë probleme, pavarësisht asaj se ne i tregojmë se probleme ligjore nuk ka, pasi ligji ekziston për një çështje të tillë, por pastaj nuk janë paraqitur”, thotë Hoxha.

Edhe ekspertë për çështje financiare, theksojnë se blerja e hipotekave nga palët e treta në të shumtën e rasteve dështon, për shkak të traditës se qytetarëve.

Hashim Rexhepi ish-guvernator në Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se pavarësisht faktit se sistemi bankar në Kosovë është i qëndrueshëm dhe kreditë joperformuese janë në nivel të ulët, mosshitja e pronave hipotekë është problem evident dhe mjaft kompleks.

“Në rastet kur bankat detyrohen të shesin pronat e ndryshme, ende është i pranishëm mentaliteti nga e kaluara, që mos të blihen pronat e të afërmeve të tyre. Në këtë drejtim nevojitet një vetëdijesim më i madh sepse prona është pronë dhe është e drejtë e bankës që të shesë. Unë mendoj se kjo çështje gradualisht do të avancohet dhe si problem do zgjidhet. Por, në mungesë të blerësve potencial, këto prona në të shumtën e rasteve detyrohet t’i blejnë vetë bankat komerciale. Zakonisht në 99 për qind të rasteve, bankat i blejnë dhe bëhen pronarë të tyre”.

Sidoqoftë, sipas shoqërisë civile që merren më këtë çështje, institucionet financiare që operojnë në vend zhvlerësojnë në masë të madhe vlerën e patundshmërisë së lënë si hipotekë apo kolateral në bankat komerciale.

Ndryshe, vlera e kredive të lëshuara nga 10 bankat komerciale ka arritura në rreth 2. 6 miliardë euro, me normë të interesit 6.5 për qind.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img