29,04,2024

Heroi i ri në Francë është ferizajasi Florim Shehu, shpëtoi nga përmbytja dy familje

Must Read

33-vjeçari nga Kosova, Florim Shehu, është bërë lajm në mediat franceze.

Dy familje u shpëtuan nga Florimi, të cilat kishin mbetur të ngujuara nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte kapluar të shtunën qytetin Change.

Shiu i dendur brenda pak minutash përmbyti shumë shtëpi dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Florimi, i cili ka tre vjet e gjysmë që banon në qytetin francez, ka rrëfyer për KTV-në ngjarjen, sipas tij, të pazakontë.

Ai arriti fillimisht të shpëtojë një grua dhe dy fëmijët e saj dhe t’i dërgojë në apartamentin e tij.

Më pas Florimin e ka thirrur fqinji i tij nga Parisi, për t’i kërkuar t’i dalë në ndihmë familjes së tij.

Florimi ndihet i lumtur që ka arritur t’i shpëtojë këta persona, gjë që, sipas tij, është vlerësuar shumë në komunitet.

Ai ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s dhe ende nuk ka marrë përgjigje nga shtetit francez.

“Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.

Mediat franceze e kanë krahasuar kosovarin me azilkërkuesin afrikan nga Mali,i cili arriti ta shpëtonte një djalë të vogël që kishte mbetur i varur në ballkonin e katit të katërt të një ndërtese.

Mamoudou Gassaman e kishte takuar më pas presidenti Emmanuel Macron për ta falënderuar atë personalisht,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img