29,04,2024

Hendbollistet  e Kastriotit humbën por nuk u koritën

Must Read

Ndeshja e parë e Superligës n Hendboll për femra ndërmjet Kastriotit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat 24:28 .

Hendbillistet  e Kastriotit edhe pse  ndeshjen e par kundër Prishtinës e humbën me një rezultat 24:28  treguan një lojë shumë të mirë.

Në gjysmën e lojës së pjesës së dytë ato treguan se  kanë mundësi të japin  edhe  shumë. Është kjo loja e parë e tyre pas ndërrimeve që kanë ndodhur  para fillimit të sezonit e cila edhe nga kryetari I klubit u cilësua si sukses.

Katër gola diferencë nuk janë ndonjë humbje pasi vajzat tona treguan  një lojë të mirë dhe tregun  se kanë vullnet dhe jan të përgatitura  të vazhdojnë garat me sukses. Ndeshja e par me ish kampionin e vitit të kaluar ka qen dhe një barometër për të parë se  ndryshimet në klub    nuk do të zbehin suksesin e “Kastriotit” dhe  vetëm sa do të jen motivim për lojtaret tona” tha Faton Haxhisalihu,kryetar i KHF Kastrioti ,pas përfundimit të ndeshjes.

Por  edhe numri I shikuesve nuk ishe I vogël  I cili si duket ka filluar  të përkrahë sërish klubet ferizajase. Për të përkrahur vajzat e Kastriotit kishte ardhur edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa.

14375215_1130694723644106_1161715934_o 14360297_1130681893645389_672658212_o 14393428_1130684583645120_1777793519_o 14407796_1130685326978379_1984013632_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img